Shkenctarët kanë arritur që të rrisin për dy javë në kushte laboratorike embrionë njerëzor.

Ky lajm vërtet mbresëlënës, është një risi shumë novatore në procedurat e qelizave staminale dhe në riprodhimin e asistuar.

Më parë mendohej se embrionët nuk mund të rriteshin janë një mitrës së nënës më shumë se disa ditë, por një zbulimi i ri i publikuar në revistën “Nature”, ka treguar të kundërtën dhe ky i fundit, mund të ndihmojë shumë problemet me abortet spontane dhe me përqindjen e rrezikut për dështim,që kanë rastet e fertilizimit in vitro.

Eskpertët mendojnë se është hapur një dritare e re në hapat për krijimin e njeriut, sepse dihej shumë pak për qelizat e blastociste, që gjenden në mitër dhe që i lejojnë embrionit të marrë formë.

Skenctarët kanë parë se si blastocitet e rritura në laborator, filluan të ndahen të dy tipe qelizash të cilat i dhanë jetë, fetuesit dhe placentës së tij.

Por ndryshe nga eksperimentet e tjera në të cilat rritja e embrionit nuk zgjaste më shumë se 7 ditë, këto embrione patën një aftësi të pabesueshme të vetë-organizimit.

Kanë qenë vetë shkenctarët që kanë shkatërruar më pas embrionët, për të mos thyer rregullin e “14-ditëve “, i cili thotë se një embrion njerëzor nuk mund të rritet në labarotor më shumë se dy javë.

Pavarësisht rëndësisë së tij nga pikëpamja mjekësore, ky zbulim i hap rrugë shumë çështjeve etike, në lidhje me kohën që do të lejohet rritja e tyre embrionëve në laborator.

Nëse nuk do të jetë 14 ditë, sa do të jetë?

“12 javë sipas ligjit europian të aborteve, apo rreth 23 javë sipas ligjit amerikan?”

Zhvillimi i njërëzor është i pambarimtë, por duhet të vendosur disa kufij që nuk duhet kaluar, pranojnë ekpertët./tvklan.al