Shpërthimi i lëndës plasëse në banesën e Ilir Koçilja, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

Personi që shihni në këtë foto është Florin Llana, autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Ilir Koçiljas, i cili vrau fqinjin pas konfliktit për vendparkimin. Si duket nga pamjet, ai shfaqet me një kapele dhe qese në dorë, pak momente para se të vendoste tritolin në banesën e të arrestuarit për ngjarjen e rëndë. Lënda plasëse e cila dyshohet të ishte rreth 500 gram, u vendos në murin e banesë së Koçiljas, ku më herët ishte shkruar edhe parulla “Endacaku vrasës”.

Pikërisht ngjarja e 14 shkurtit, ku Ilir Koçilja vrau me thikë fqinjin Halil Koka dyshohet se është bërë shkak për shkrimin në murin e banesë së 35-vjeçarit si dhe për vendosjen e tritolit. Autori i dyshuar mësohet se kishte njohje me Halil Kokën, ndërsa policia ka dyshime se mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të kryer shpërthimin.

Florin Llana, një ditë pas ngjarjes së rëndë është larguar nga Shqipëria, ndërsa autoritetet policore të Durrësit e kanë shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Durrësit.

Ilir Koçilja vrau fqinjin Halil Koka paraditen e 14 shkurtit, pas debatit poshtë pallatit ku jetonin. Koçilja qëlloi me thikë në zemër viktimën, ndërsa të dy ishin skeduar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Klan News