Gabriel-LicinaNjë grup shkencëtarësh amerikanë, i njohur me emrin “Shkenca për masat”, thotë se ka eksperimentuar me sukses një përbërje të veçantë të ilaçit me pika për syrin, që të jep mundësinë e të parit natën. Efektin, sipas eksperimentuesve, e jep përbërja Klorinë E6.

Rezultatet e eksperimentit, ata i publikuan në portalin e tyre në internet. Njëri prej shkencëtarëve pjesëmarrës, Gabriel Licina e testoi vetë këtë ilaç. Siç pohon edhe vetë, pasi hodhi disa pika në sy, arriti të dallonte në errësirë, pa asnjë problem, objekte në një distancë deri 50 metra. Efekti i pikave ishte i përkohëshëm. Gjatë eksperimentit, ai përdori edhe një lente të errët mbrojtëse, për të shmangur mbindriçimin e syrit. Sipas Licinas, asgjë nuk ishte e jashtëzakonshme, thjesht një ndriçim i zbehtë.

Në portalin e tyre, grupi “shkenca për masat” e vlerëson me 100% efektshmërinë e ilaçit. Por një grup tjetër kontolli shprehu vlerësim me vetëm 33%. Megjitahtë, shkencëtarët eksperimentues pranojnë se përdorimi i këtij ilaçi rrezikon të dëmtojë strukturën e syrit. Përbërja Klorinë E6 ka një efekt mjaft të fortë. Ajo gjen përdorim në kurat kundër kancerit për vetinë e saj të shkatërrimit të qelizave tumorale.

Tv Klan