1720 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar ditën e sotme nga policia e Tepelenës.

Droga u zbulua në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht. Gjatë këtij operacioni policia bëri të mundur arrestimin e dy personave, si dhe shpalli në kërkim një tjetër.

Të arrestuarit janë Ylleson Shuli, 64 – vjeç, banues Korçë dhe Aldo Halili, 20 – vjeç, banues në Durrës, ndërsa në kërkim u shpall personi me iniciale A.H.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale”Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim “./tvklan.al