Një aksident ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 15:53, në qytetin e Divjakës.

Burime paraprake të policisë sqsrojnë se 25 – vjeçari me iniciale A.Ç, banues në fshatin Mëlçias udhëtonte me një makinë Fiat, me targa AA 486 MI kur u përplas me një zetor, që drejtohej nga 60 – vjeçari F.B.

Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesi e makinës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al