“Bëhen për interesa terësisht personale”

Lulzim Basha ka asistuar vetë grupin e punës të ngritur me urdhrin e tij për organizimin e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD. Deklaratat e kryetarit aktual të këtij forumi që injoroi urdhrin e Bashës dhe e quajti nul sepse është në shkelje te statutit,  vete kryedemokrati e quan sajesë.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar. Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë PD të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç janë zgjedhja me një anëtar një votë që është një risi për të cilën PD është ballëlartë dhe unë si kryetar i saj jam krenar”.

Të njëjtën deklaratë përsëriti dhe kryetarja e grupit të punës të përgjedhur nga Basha.

Por anëtarët aktuale ë kryesisë së FRPD duke iu referuar statutit flasin për një proces që po tentohet të organizohet në shkelje të tij. Po sot Basha ka urdhëruar hapjen e garës dhe për forumin e gruas që drejtohet prej 2012 nga Albana Vokshi.

Por teksa në debatin e ri që ka lindur në parti u ndal pak, në daljen e tij para mediave Basha vuri më shumë theksin te një amendim të ri ligjor që do depozitohet në parlament.

I pyetur për zgjedhjet e pjesshme, Basha la të kuptohet për përfshirje në proces, por tha se do të flasë pasi të zbardhen argumentet e Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet e 30 Qershorit 2019.

Tv Klan