Zgjedhjet për kreun e FSHF-së nuk do të mbahen më 2 Mars siç ishte parashikuar. Këtë e ka konfirmuar presidenti në detyrë, Armand Duka përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit të ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër. Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit”, shkruan Duka në reagimin e tij.

Përpos zgjedhjes së organeve drejtuese dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, më 2 Mars ishte parashikuar që të bëhet edhe bilanci financiar dhe miratimi i buxhetit të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme.

Klan News