Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Shqipëri tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat e pasqyruan atë që orët e para të mëngjesit të 25 qershorit.

Në mbyllje të procesit të votimit, shtypi i huaj ka raportuar për një fitore të Partise Socialiste duke iu referuar Exit-Polleve. Agjencia e lajmeve “Reuters” e hap raportimin për Shqipërinë me titullin “Partia Socialiste në pushtet e Shqipërisë, fiton zgjedhjet, sipas sondazheve.”

Me të njëjtin titull hapet edhe  “Al-Jazeera” ndërsa për “Associated PRESS” theksi është vënë tek pjesëmarrja e ulët e popullit shqiptar në votime. “Al-Jazeera” kujton se ne zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2013 asnjëra nga partitë e mëdha nuk mundi të sigurojë një shumicë të drejtpërdrejte në parlamentin me 140 vende.

 

Me herët gjatë ditës së diel, shtypi ndërkombëtar një zëri i vlerësoi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit si të lidhura ngushtë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“EURONEWS”  shkruante se “Europa po shikon teksa Shqipëria voton” ndërkohë që reformat jetike në gjyqësor të premtuara nga kryeministri Edi Rama do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Brukselit. /Tv Klan