Humbje e madhe për partinë AK të Erdoganit, kriza ekonomike e nepotizmi arsye për rezultatin

Partia kryesore opozitare e Turqisë kryeson në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin në zgjedhjet lokale. Kryetari opozitar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi qytetin në vitin 2019, tha se është “shumë i lumtur” me rezultatin deri më tani.

Një vit pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi një mandat të tretë si president, ai e ka bërë synimin e tij të rifitojë qytetin ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie. Përpara zgjedhjeve të së dielës në Stamboll, parashikimi i rezultatit ishte i vështirë dhe sfida u konsiderua e fortë pasi kandidati i Partisë AK, Murat Kurum gëzon mbështetje të gjerë.

Presidenti Erdogan e udhëhoqi vetë fushatën zgjedhore të partisë së tij, duke premtuar një epokë të re në megaqytetin e Turqisë me pothuajse 16 milionë banorë. Por qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje t’i japë zgjidhje krizës ekonomike që është shoqëruar me një normë inflacioni prej 67% dhe norma interesi 50%.

Klan News