Hedhja e shortit për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi  u shoqërua me debat mes  opozitën dhe mazhorancës. Deputetët e opozitës  e cilësuan antikushtetuese procedurën e ndjekur nga kuvendi, me argumentin se ky këshill nuk mund të zgjidhet pa u ngritur më parë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë

“Deri në krijimin e këshillit të lartë gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është e pamundur të zgjedhim një KED, e cila do të jetë një KED e përkohshme. Ne kërkojmë që këtë çështje ta trajtojmë në këshillin e legjislacionit”, tha Eduart Halimi.

Për socialistët procedura e ndjekur nga Kuvendi është në respekt të kushtetutës dhe ligjit.

Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit të Ligjeve, PS: “Nëse duan që të mos humbim asnjë minutë kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën dhe t’i japim frymëmarrjen e duhur sistemit të drejtësisë në vend.”

12 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga të cilët 9 janë të përhershëm dhe tre zëvendësues erdhi pas mbarimit të mandatit njëvjeçar të këtij organi, shorti për të cilin u hodh në janar të këtij viti.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i ngarkuar me ligj që do të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtaret e rinj të KED

Gjykata Kushtetuese

Besnik Imeraj 

Altina Xhoxhaj

Vitore Tusha (zëvendësuese)

 Gjykata e Lartë

Artan Broci

Shkëlzen Selimi (zëvendësues)

Prokuroria e Përgjithshme

Rovena Gashi

Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Gentjan Trenova

Fatjona Memçaj

Gjykatat e Apelit

Endon Dhimitri

Fatos Qato

Gjykatat  Administrative

Ahmet Jangulli

Anëtari zëvendësues nga Gjykatat e Apelit dhe Administrive

Sotiraq Lubonja

/Tv Klan