Aktori i njohur turk, Cengiz Coskun ka festuar 35-vjetorin e lindjes me një party të organizuar në Yenikoy, Stamboll.

Ai është shumë i njohur për rolin e Turgut Alp-it në serialin më të ndjekur turk, Ertugrul dhe ka jetë të mirë falë të ardhurave nga aktrimi, por i ka zhgënjyer së tepërmi anëtarët e orkestrës në klubin ku festoi ditëlindjen.

Sipas “HaberTurk”, aktori u ka dhënë gjashtë anëtarëve të orkestrës vetëm 35 lira (rreth 10 euro) bakshish.

Në prononcimin e tyre për gazetarët, anëtarët e orkestrës qanë hallin duke thanë se “bëmë muzikë gjithë natën dhe morën 35 lira bakshish”.

Ky ishte një zhgënjim tepër i madh për ata, duke pasur parasysh se në party mori pjesë edhe Engin Altan Duzyatan (Ertugruli) së bashku me bashkëshorten e tij dhe disa aktorë të tjerë.

Në serialin Ertugrul, që transmetohet në televizionin Klan, Turgut Alp është shok besnik i Ertugrulit si dhe shok i ngushtë me Bamsi Beyrekun dhe Dogan Beun. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”205″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]