Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një klub nate në një ndërtesë 16-katëshe në Stamboll.

Nga zjarri i cili ndodhi në lagjen Beshiktash të Stambollit mbetën edhe disa të plagosur të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Flakët të cilat fillimisht janë përhapur në katet e nëndheshëm të ndërtesës ku ndodhej një klub nate, janë shuar pas një ore nga zjarrfikësit. Mediat shkruajnë se zjarri shpërtheu gjatë punimeve për rikonstruksionin e këtij klubi nate.

Policia ka arrestuar pesë persona të cilët do të merren në pyetje, duke përfshirë menaxherët e klubit.

Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit Ekrem Imamoglu shkoi në vendngjarje dhe shpresonte që të mos rritej numri i viktimave nga ngjarja.

Klan News