10 paketat10 shërbime shëndetësore do të ofrohen tërësisht falas në spitalet publike dhe ato private falë një vendimi të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për t’i financuar të plota këto paketa. Bëhet fjalë për shërbime të nefrologjisë, ku përfshihen transplani i veshkave, dializa apo shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, dhe implantit koklear.

 

Paketa e plotë do të përmbajë:

·        Dializa

·        Transplanti i veshkave

·        Terapia e flakjes akute

·        Pacemaker definitive

·        Angiografi koronare

·        Angioplastikë koronare

·        Interventet valvolare

·        Intereventet kongenitale

·        By pass koronar

·        Implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi

Ky vendim i Fondit të Sigurimeve  ka kaluar në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohet në javët në vijim. Pas miratimit  në qeveri pacientëve do t’u ofrohet shërbimi bazuar në kontrata të mirëpërcaktuara, sipas protokolleve klinike, të cilat do të hartohen nga Ministria e Shëndetësisë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit. Ndërsa Fondi i Sigurimeve shëndetësore, do të krijojë për herë të parë regjistrin e përfituesve të paketave shëndetësore brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë.

Tv Klan