Një 15 vjeçar është therur më thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë ku dy të rinjtë janë zënë më njëri tjetrin për motive të dobëta.

Policia është informuar se në spitalin e Sarandës ka mbërritur 15- vjeçari me inicialet F.O, i cili ka pësuar dëmtimë në bark nga një mjet prerës thikë.

Uniformat blu kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me minorenin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para rezulton se dy të miturit me inicialet F.O (i plagosuri), dhe O.H., 12 vjeç, janë zënë dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës.

Policia ka bërë dokumentimin e rrethanave të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit O.H., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al