Barbara D'UrsoSa do të ishit të gatshëm që të paguanit për të ngrënë një darkë tek për tek me Barbara D’Urson? Mesiguri këtë pyetje do tia ketë bërë vetes disa herë Mattia Costantini, një 29-vjeçar që ka shpenzuar plot 1200 euro për të pasur mundësinë që të dilte për darkë më D’Urson.

Mundësia iu dha në nga mbrëmjet e shumta të ankandeve për bamirësi të organizuara nga Charity Star, site ku personazhet e spektaklit vendosen në vitrinë për një çështje të mire/basmirësie. Në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar është një praktikë tejet e përhapur si një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen e publikut për çështje delikate, e në të njëjtën kohë i jep mundësinë më bujarëve që të takohen me këngëtarë e aktorë të cilët janë të gatshëm të “shesin” prezencën e tyre.

Në rastin e zonjës së shtëpisë të “Domenica Live” fituesi i këtij ankandi ka ofruar 1200 euro.

Një shifër kjo e çmendur nëse mendohet se në Itali por jo vetëm, papunësia është gjithnjë e në rritje e nga ana tjetër, kjo shumë është shumë larg nga shifrat modeste që fansat ofrojnë në SHBA për të takuar yjet e Hollywood.

E. Kalaja