Një i ri 24 vjeçar në Australi vdiq pasi u kafshua në gisht nga një gjarpër, teksa po përpiqej të mbronte qenin e tij, të cilit gjarpri i ishte futur në gojë. Ai u kafshua në qytetin Tamworth, në veriperëndim të Sidneit, dhe vdiq brenda një ore në spital pavarësisht se ishte përpjekur të shpëtonte veten me antihelm. Ai u kafshua nga një gjarpër vendas, më vdekjeprurësi në Australi. Helmi i tij është ndër më rrezikshmit në botë.

I riu thuhet se ishte kafshuar dhe më pas kishte nxituar për te e ëma duke thënë:

“Mama, shiko çfarë më ka kafshuar”

.Sipas 

The Telegraph,

nëna e djalit e ka mbyllur gjarprin në një kavanoz dhe ka dërguar djalin me urgjencë në spital.

 

“Ai shkoi për te qeni i tij që po lehte dhe zbuloi se qeni i tij kishte një gjarpër të vogël në gojë”

, tha polici Josh McKenzie për ABC News.

“Ai më pas është përpjekur të nxjerrë gjarprin nga goja e qenit, por mbeti i kafshuar në gisht”.

Harley Jones, një gjuetar profesionist gjarpërinjsh në Australi, tha se gjarpërinjtë  në ngjyrë kafe nuk janë “të rrezikshëm” dhe sulmojnë vetëm nëse njerëzit përpiqen t’i kapin.

Gjarpërinjtë Brown janë shkaktar për rreth 60 për qind të vdekjeve të lidhura me gjarpërinjtë në Australi. Mes viteve 2000 dhe 2016, pati 35 vdekje nga kafshimet e gjarprit në Australi./tvklan.al