gjyqi_1

47 – vite e 4 muaj burg ka dhënë në total Gjykata e Krimeve të Rënda për 6 bashkëpunëtorët e pilotit italian Xhorxh Riformato, avioni i të cilit u rrëzua në bregdetin e Divjakës 9 Majin e 2014, në tentative për t’u ngarkuar me rreth 400 kilogramë kanabis.

Të gjithë të pandhurit e kësaj çështje u gjykuan me gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e dënimit me 1/3.

Kështu, Sajmir Bajrami, Maringlen Ymeri janë dënuar me nga 14 vjet e burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar përfundimisht janë dënuar me 9 vite e 4 muaj secili.

Bajrami ishte personi që kishte gjetur lëndën narkotike dhe kishte vendosur kontaktet me pilotin Italian. Ymeri, një ish – efektiv policie që është ende në kërkim kishte marrë përsipër të siguronte zonën dhe të garantonte mospasjen e problemeve nga policia.

Paketuesit e drogës Orgest Bilbili dhe Kristian Demça do të vuajnë nga 7 vjet e 4 muaj. Ndërsa Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupe janë dënuar me 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Këta shtetas për gjykatën janë fajtor për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentativë.

Po në Gjykatën e Krimeve të Rënda piloti Xhorxho Riformato vazhdon betejën e tij ligjore me drejtësinë shqiptare. Ai po gjykohet veçmas nga pjesa tjetër e grupi pasi nuk pranon akuzat, duke pretenduar se ka patur një defekt në avion dhe kjo është arsye pse është ulur në plazhin e Divjakës.

Tv Klan