meksike burgu

Të paktën 52 persona kanë vdekur si pasojë e një përleshjeje dhe shpërthimit të zjarrit në burgun “Topo Chico” në Monterrey në veri të Meksikës.

Të gjithë të burgosurit e vrarë janë meshkuj dhe se trazirat u kryesuan nga anëtarë të kartelit të njohur të drogës, “Zetas”. Zyrtarët janë shprehur se situata është nën kontroll si dhe asnjë prej të burgosurëve nuk ka arritur të arratiset.

Masakra në burgun e Monterreit ndodhi vetëm pak ditë përpara vizitës së Papa Fraçeskut, i cili do të vizitojë një burg në qytetin verior Cuidad Juarez, që njihet për dhunën mes të karteleve të drogës.

Tv Klan