Reformat dhe investimet ishin në fokus të një takimi që kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës Arben Ahmetaj pati me banorë të Lagjes nr.1 në Rrogozhinë. Ish-ministri tha se vetëm në 4 muajt e tij me financat janë firmosur 9.3 milion dollarë vetëm për Rilindjen urbane të Rrogozhginës.

“Janë gati 9.3 milionë dollarë të investuara në këtë bashki. Projekti i parë janë rrugët hyrëse të qytetit. Qyteti po merr formë, ka qenë një fshat, ju e dini më mirë se mua, ka qenë një fshati harruar. Sot pafilluar të marrë formën e  një qyteti dhe në katër vitet që vijnë kemi mundësinë që  ta kthejmë në një destinacion turizmi se detin e kemi vetëm 8 kilometra larg.

Ahmetja ftoi qytetarët të votojnë Partinë Socialiste sepse cdo votë për partitë e vogla është në dëm të vendit.

“Alternativat këtë rradhë janë shumë të qarta. Çdo votë jashtë koshit të Partisë Socialiste shkon dëm. Është koha që Partia Socialiste e Shqipërisë si partia më e madhe  e shqiptarëve, të marrë të gjitha votat e majta dhe ta lëmë atë trafikimin e votës në favor të partive të vogla që premtojnë vende pune në këmbim të votës e japin vende pune në këmbim të votës. E në finale Shqipëria ngelet mbrapa dhe Shqipëria, e ardhmja e Shqipërisë, për këtë shkak, ngelet si plaçkë tregu, e vidhet e ardhmja duke trafikuar vende pune në këmbim të votave. Kjo histori ka mbaruar.

Ahmetaj tha se Reforma në Drejtësi është fokusi kryesor i kësaj partie për ti dhënë vendit më shumë shtet, punë dhe mirëqenie.

Tv Klan