Një 21 – vjeçar po adhurohet si rimishërimi i një Zoti hindu, pasi vuan nga një sëmundje misterioze që nuk e lejon të rritet.

Manpreet Singh është vetëm 58 centimetra i gjatë dhe ka peshën e një fëmije 6 muajsh. Ai besohet të jetë një ndër njerëzit më të vegjël në botë.

Aktualisht i padiagnostikuar, sëmundja e tij mbetet mister.

Por banorët e zonës në Punjab të Indisë e konsiderojnë atë “hyjni” dhe e vizitojnë çdo ditë për të marrë “bekimin” e 21 – vjeçarit.

Singh lindi i shëndetshëm, po prindërit e tij thonë se ai ndaloi së rrituri kur ishte 6 muajsh.

Duke qenë në gjendje të vëshirë ekonomike, prindërit nuk kanë mundur ta dërgojnë të birin në mjekë specialistë për të zbuluar sëmundjen nga e cila i riu vuan./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”149″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]