Kjo është historia e Ajetit, i cili erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi dëshiron t’i bëjë një surprizë të atit, Gëzimit

,

pasi ai ka investuar gjithçka për të, por djali mori rrugën e gabuar.

“Unë quhem Ajet, nga qyteti i Pogradecit dhe kam ardhur sot të ftoj babin tim sepse e kam mërzitur shumë që prej moshës 14-vjeçare. Fillova të shoqërohem me shoqëri të keqe, nuk e pyesja babin, largohesha nga shtëpia pa u kthyer dhe duke harruar që kisha shtëpi. Kthehesha vonë, rreth orës 2-3 të natës dhe kjo gjë e mërziste shumë babin. Asnjëherë nuk kam bërë çfarë më ka thënë babi, por të kundërtën. Babi, para 21 vitesh, ka humbur vëllain nëpërmjet një konflikti dhe pas 10 vitesh linda unë. Babi ka dashur gjithmonë që të ecja në jetë, të bëhesha polic që të ndiqja drejtësinë sepse atij i është bërë një padrejtësi dhe nuk u vendos drejtësi kurrë.”

Ajeti vendosi të shkonte në Greqi , ku ka qëndruar 15 ditë, por i ati nuk e dinte se ku ishte. Kur ai u kthye i ati ishte sëmurë dhe shkaku ishte Ajeti. Ai u shpreh se kishte humbur besimin te i biri. Duhej të ndodhte kjo situatë, që pas 5 vitesh “torturë” për të atin, Ajeti të reflektonte dhe të vendoste që të largohej nga shoqëria e keqe, të cilët ishin më të mëdhenj në moshë. 

Arditi – Çfarë do t’i thuash sot babit?

Ajeti – Që do të kthehem në rrugën e drejtë që ai të krijojë besimin tek unë dhe se do të bëj ëndrrën e tij realitet, do të bëhem polic!

I ati i Ajetit, Gëzimi e pranoi ftesën për të qenë pjesë në “E diela shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Arditi

– Kush mendon se është këtu (pas murit)?

Gëzimi – Mendoj se goca ime, Redina.

Arditi

– Pse të shkoi mendja tëk Redina?

Gëzimi – E kam këtu në shkollë, studion në vitin e tretë.

Arditi

– Si e imagjinon burrin e ardhshëm të Redinës?

Gëzimi – S’e imagjinoj fare!

Arditi

– Ja, shikoje.

Gëzimi habitet kur shikon në monitor të birin, Ajetin.

Arditi

– 

A e mendoje se do të ishte Ajeti këtu?

Gëzimi – Jo, sepse ka qenë prezent (kur ka ardhur mesazhi) dhe nuk mendova se do ta bëjë ky këtë surprizë.

Arditi – Çfarë djali është Ajeti?

Gëzimi – I praptë është, unë i flas për mirë, ai bën të kundërten e atyre që i them unë.

Arditi – Çfarë vërejtjesh do t’i bësh Ajetit?

Gëzimi – Për vërejtje për këtë, duhet gjithë jetën, s’është puna vetëm sot.

Arditi – Pse, kaq i praptë është?

Gëzimi – Që të bëhesh i mirë duhet të punosh gjithë jetën, të bëhesh i keq bëhesh me sekonda! Dhe ai mund të rrëshkasë shumë shpejt. E kam marrë dhe në Greqi të punojë, për rreth 2-3 vjet, 2 muajt e pushimeve të verës. Por, po të mos jem unë pas tij… gabon shumë shpejt dhe kështu nuk të mban as pronari, askush. 

Arditi – Për çfarë studion Ajeti?

Gëzimi – Ai është në shkollë të mesme. Të mbarojë një herë atë pastaj nuk e di unë për shkollën e lartë.

Arditi – Pse ti thua, që as këtë nuk do mbarojë?

Gëzimi – Jo jo, mund ta mbarojë se besim kam unë por… Ky është djali i vogël, të tre fëmijët e tjerë e kanë mbaruar shkollën e lartë, ndërsa ky ka dalë jashtë “orbitës”.

Arditi – Nuk e fut dot në sistemin tënd diellor, që të rrotullohet rreth shtëpisë e të mos ikë?

Gëzimi – Nuk e merr, nuk e merr sistemin.

Arditi

– Çfarë dëshiron ti të bëhet djali, doktor, politikan…?

Gëzimi – Jo jo, që të bësh profesione të tilla duhet të bësh shkollën. Ia kuptoj horizontin, që nuk… atij ja pret kështu, por ia pret shkurt.

Arditi

Por një baba thur ëndrra për djalin, cila ka qenë ëndrra jote?

Gëzimi – Atij sikur i pëlqen të bëhet polic, por unë i them që të vazhdojë shkollën, se kudo që të jesh po s’pate shkollën, arsimin përkatës nuk bëhet dot.

Gëzimi pranon të dëgjojë mesazhin që i biri, Ajeti, ka për të.

Ajeti – Babi, unë kam ardhur këtu për të të kërkuar falje ty për çdo gjë, për çdo shqetësim që të kam sjellë dhe dua të të them që do të ndjek rrugën e drejtë, siç më thua ti gjithmonë. Do të ndjek rrugën që të kam thënë gjithmonë, do të bëhem polic. Do ta bëj atë ëndërr realitet, ta premtoj këtë gjë!

Gëzimi – Po më shiko në sy kur flet.

 Ajeti – Dua që ti të krijosh sërish besimin që ke patur tek unë.

Gëzimi – Por po s’e bërë do vijmë prap këtu ne që t’i themi gjithë këtij publikut që… ke dalë nga llafi?

Arditi

A ke besim tek Ajeti, tani që erdhi publikisht, përpara të gjithë shqiptarëve, të të thotë që do të ndryshojë?

Gëzimi – Kam besim!  Po të dojë, çfarë nuk bëhet.

Gëzimi falënderon Ajetin, që premtoi për të ndryshuar dhe të gjithë stafin realizues, të cilët i dhanë këtë mundësi. Ajeti çohet dhe afrohet të përqafojë dhe të puthë të atin.

Arditi thotë se Ajeti duhet të largohet për t’u rikthyer sërish më vonë, ndërsa Gëzimi do të qëndrojë në studio. Çfarë do të ndodhë?!/tvklan.al