Vështirësia më e madhe është heqja e anijes dhe mbeturinave të urës “Francis Skott Key”

Administrata e Biden ka miratuar 60 milion Dollarë fonde emergjente për rindërtimin e urës së Baltimores “Francis Skott Key“në Maryland.

Ekspertët kanë bërë të ditur se do të duhet shumë vite që ura të rindërtohet. Guvernatori Wes Moore ka deklaruar se do të hiqen mbeturinat e urës së rënë, do të largohet anija dhe më pas do të nisë puna për rindërtimin e saj e cila do të paraqesë gjithashtu sfida.

Anija e ngarkesave, Dali, që goditi urën Francis Scott Key është pothuajse aq e gjatë sa Kulla Eiffel. Autoritetet e kanë krahasuar me incidentin e vitit 2021, në të cilin u deshën pesë javë për të hequr një anije mallrash që u bllokua në Kanalin e Suezit dallimi i vetëm këtu është se Ura Key është në majë të anijes.

Hetuesit thonë po ashtu se do të duhej 12 deri 24 muaj për përfundimin e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e shkaqeve zyrtare të tragjedisë. Dyshimet kryesore janë shkëputja e papritur e energjisë elektrike brenda anijes, që paralizoi plotësisht sistemin e drejtimit, duke çuar në humbjen e kontrollit të saj. Bilanci i deritanishëm është 2 viktima dhe 4 të zhdukur.

Kjo tragjedi sipas ekspertëve mund të nxisë inspektime më të shpeshta të anijeve masive gjithnjë e më masive të mallrave që dërgojnë mallra në mbarë botën. Zyrtarët thonë se shembja e urës në një port kyç mund të përbëjë një rrezik për zinxhirët globalë të furnizimit dhe ekonominë amerikane ku rreth 8,000 vende pune mund të preken dhe në vijim efektet negative të shembjes do të përkthehen në një krizë globale ku humbjet në ditë do të jenë rreth 15 milion Dollarë derisa porti të rihapet.

Klan News