Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkodër –Koplik.

Policia e Shkodrës tha se aksidenti ndodhi rreth orës 16:000 në vendin e quajtur Ura Rrjollit, Malësi e Madhe.

Një Foristrade Mitsubish me targë AA 629 MO është përplasur me mjetin tip Renault me tragë AA 397 GM.

Drejtuesi i mjetit Mitsubish me iniciale B. H. rreth 40 vjeç nga Kopliku ka humbur jetën sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër.

Kurse drejtuesi mjetit Renault V. R. ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tvklan.al