Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj liderve të opozitës duke i quajtur ata sharlatanë. Kryeministri tha gjatë një konferencë për gazetarët se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi refuzojnë faktet dhe realitetin e pandemisë.

Sipas kreut të qeverisë, ata kanë mungesë respekti për njerëzit dhe duan vazhimisht sherr. Kjo për Ramën ndodh për shkak të afrimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Tani del këtu, një çift. Njëra thotë shkoni në kisha e xhamia, tjetri thotë  unë e frenoj infeksionin. Kjo quhet HOPopzita e bashkuar që kërkon të marrë pushtetin dhe vihemi rëndë në pozitën e 100 të mençurve që gjëmojnë pas gurit të një të çmenduri. Mohime sy për sy të fakteve, refuzime sy për sy për të konsideruar realitetin dhe një paaftësi dhe papërgjegjshmëri që kanë marrë proporcione që do të shkojnë duke u zmadhuar me simptoma që do të bëjnë të mendosh që këta duhen çuar për shpifje, apo duhen çuar për kurim, se nuk e di si flitet me këta njerëz. Nuk e di çfarë beson akoma ajo pakicë që i ndjek nga mbrapa këta sharlatanë që tregojnë mungesën më të madhe respektit për njerëzit, për shoqërinë, për çdo normë të edukatës, dhe një ftesë e vazhdueshme për sherr, për llum dhe degradim. Është dëshpërim i madh, e kuptoj. Siç i shohim ne sondazhet, i shohin edhe ata, por si mund të shkohet deri këtu, deri në simptomat që po shfaq Ilir Meta. Se mirë Monika, se njeriu thotë Monika, të kërkosh më shumë nga Monika është ambicie që mund ë rezultojë e tepërt, por Ilir Meta President me një gjuhë që nuk e di se si mund ë shkojë kjo punë me ardhjen e dimrit dhe afrimit akoma më shumë të 25 Qershorit të Lulit”, tha Rama. /tvklan.al