Alketa Vejsiu zbulon projektin e radhës pas “DWM”



Moderatorja e “Dance With Me Albania”, Alketa Vejsiu ka zbuluar këtë të hënë projektin e saj të radhës në Televizionin Klan.

Jemi drejtpërdrejt në Dance With Me Albania, ky është një spektakël i suksesshëm vallëzimi, i konfirmuar, që pëlqehet nga shqiptarët. Jam shumë e kënaqur që punoj në një televizion, i cili po jeton në fakt momentet më të lavdishme që nga data e themelimit, sepse ka produksione të suksesshme që ndiqen, ka një alegri në çdo fashë orare, që është një entuziazëm që përçohet nga një koleg tek tjetri.”

Vejsiu tha se do të jetë “Chi ha incastrato Peter Pan”, emisioni më i ri me fëmijë të zgjuar që do të nisë në Televizionin Klan në muajin Shkurt.

Jemi shumë të kënaqur që gjithashtu në muajin Shkurt, kemi konfirmuar sëbashku me drejtuesit e këtij televizioni që të sjellim tek ju një serial të ri. Është një format shumë interesant për të cilin do të japim data konkrete javës që vjen, sepse do të fillojnë audicionet për fëmijë me mendje të çuditshme, të zgjuar. “Chi ha incastrato Peter Pan” është projekti më i ri që do të prezantoj në Televizionin Klan dhe që do të jetë një prodhim shumë interesant, për të cilin kam besim të plotë që do gjejmë edhe fëmijë të zgjuar, por do arrijmë edhe shikueshmëri të mirë. Sepse në fund, të gjitha këto gjëra bëhen që të kënaqet publiku dhe ai ta pëlqejë produktin tonë. Kështu që fëmijë të mençur, prindër të këtyre fëmijëve, javës që vjen do të lançojmë datën e audicioneve për të gjetur këta gjeni me mendje të ndritura”, tha Vejsiu./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetShowBizTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*