Antonio Conte  duket se është gjithmonë e më pranë zgjatjes së kontratës me Chelsea. Takimi me Roman Abramovich parashikohet të jetë javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një ofertë 11 milionë euro në sezon deri në 2021. Kushtet parashikojnë edhe një klauzolë 20 milionë euro nëse shkarkohet nga detyra.

Antonio Conte është nën kontratë edhe për 2 sezone, por te Chelsea nuk duan ta humbasin. Trajnerin italian e kërkuan edhe në Itali drejtuesit e Inter po duket se do të vijojë të qëndrojë në Londër edhe për disa vite.

Suksesi në Premier League që në sezonin e parë e ktheu në hero Antonio Conte, që pritet të vendosë vetë edhe për merkaton.

Synimet janë Belotti ose Lukaku për sulmin dhe Nainggolan për mesfushën. 

Tv Klan