Gjykata e Posaçme e Apelit la në qeli ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Në këtë mënyrë, Apeli hodhi poshtë kërkesën e tij për t’u hetuar në një masë më të butë sigurimi.

Masa e sigurisë nuk ndryshoi edhe për ish-kreun e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj, i hetuar në “Arrest shtëpie”.

Ish-kryebashkiaku Goro është marrë në hetim nga Prokuroria e Posaçme për “Shpërdorim detyre” në dy raste.

Hetuesit dyshojnë se me veprimet e tij, bashkë me një ish-vartës në këtë Bashki, kanë krijuar mundësinë e tjetërsimit të dy pronave në fshatin Gjilek të Dhërmiut.

Prona të cilat janë bashkuar dhe më pas janë zhvilluar nga një kompani private që po ndërton aty një resort. Sipërfaqja e tokës është vënë në sekuestro nga SPAK.

Ndërkohë bashkë me Goron, në hetim me masa sigurie më të buta janë edhe 3 ish-zyrtarë të tjerë, vartësi i ish-kryebashkiakut, Jerasimo Bashi dhe ish-kreu i ASHK, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, ish-jurist.

Tv Klan