“E ardhmja e inceneratorit të Elbasanit sipas ligjit”

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj është i pari nga mazhoranca që reagon pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve. I pyetur për vënien në pranga të Kokës dhe ndarjen e përgjegjësive, Ahmetaj tha se përballja me drejtësinë është individuale.

Arben Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale nuk është as kolektive, as politike.

I pyetur se çfarë do të ndodhë tani me inceneratorin e Elbasanit pas vënies së tij nën sekuestro dhe menaxhimin e mbetjeve në këtë qytet, Ahmetaj tha se gjithçka është e parashikuar në ligj.

Arben Ahmetaj: Ka një procedurë të përcaktuar ligjore për ato që përmendët qoftë edhe për asetin publik, pronë e shtetit të Elbasanit.

Të martën u vu në pranga ish-ministri Lefter Koka i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”. SPAK ka ngritur padi edhe ndaj administratorëve të  kompanive fituese të koncensionit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Tv Klan