Policia italiane ka arrestuar 18 persona ku mes tyre janë dhe 8 shqiptarë pjesë e një grupi trafikantësh kokaine.

Operacioni i gjerë anti-drogë quhej “Caffe ‘Espresso “, për shkak të kodeve që përdornin trafikantët në momentin që shkëmbenin lëndën narkotike.

Fraza me të cilën niste telefonata nga personat që do të blinin mallin ishte “Ku do të takohemi për kafe të shpejtë”. Trafikantët takoheshin gjithmonë në të njëjtën kafe për të shkëmbyer mallin.

Policia e Trentos arriti pas 6 muajsh hetimesh në finalizimin e këtij operacioni.

Fillimisht janë arrestuar 3 pjesëtarë të grupit që u kapën me 1.6 kg kokainë dhe më vonë gjatë janë konfiskuar edhe 25 gramë heroinë.

Mes të arrestuarve ishin edhe 8 shqiptarë. Dardan Hasani, 28 vjeç; Bled Osmani, 44 vjeç, Saimir Osmani 37 vjeç; Entrik Fetahu, 31 vjeç, Gentian Keci 37 vjeç Mariglen Koni, 35 vjeç; Zamir Koni, 40 vjeç dhe Armando Miraj, 39 vjeç./tvklan.al