Policia e Korçës ditën e hënë ka arrestuar Franci Ganollin, 22 vjeç, banues në Korçë. Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi nënën e tij, A.G. 76 vjeçe.

Ndërsa, policia e Pogradecit ka arrestuar Edmond Bahitin, 22 vjeç, me banim në Prrenjas pasi dyshohet të jetë konfliktuar fizikisht pas një konflikti të çastit me F.D, 39 vjeç , banues në Pogradec.

Të dy personat e arrestuar, gjatë shoqërimit të tyre në ambientet e Komisariateve respektive Korçë dhe Pogradec, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

/tvklan.al