Policia e qytetit të Fierit ka vënë në  pranga një 20 –vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë të madhe parash në bashkëpunim më dy persona të tjera.

Grei Merko, 20 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier është autori i tretë i vjedhjes së 40 milionë lekëve në një banesë në qytetin e Fierit.

20 – vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh në banesën e  D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.

Ndalimi i Merkos u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”./tvklan.al