Policia e Tiranës ka arrestuar një 54-vjeçar me iniciale M.K. për veprën penale të dhunës në familje.

Autori kishte dhunuar fizikisht vajzën e tij 18-vjeçare me iniciale E.K.

Ka qenë pikërisht adoleshentja që bëri denoncim ndaj të atit për dhunën e ushtruar ndaj saj.

54-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

/tvklan.al