rruget-1

Afro 8 milionë dollarë është dëmi total në rrugët e Shqipërisë, vetëm si pasojë e reshjeve të këtij viti. Ky bilanc është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të cilit, më të dëmtuara janë, Rruga e Elbasanit dhe Rruga e Kombit.

Gjatë një mbledhje me të gjithë kontraktorët, që mirëmbajnë akset e Veriut, Drejtori Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, paralajmëroi firmat kontraktore se do ketë masa ndëshkuese, deri në ndërprerje të kontratës, për ata që nuk respektojnë kontratat.

Për shëmbjen e rrugës në Xibrakë, të aksit Elbasan – Librazhd, Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë përgjegjës ish – Ministrit dhe Deputetit demokrat Genc Pollo, për të cilin ka bërë kallëzim penal në prokurori.

Tv Klan