Pas artit urban, kërcimi bashkëkohor përbën një nga format e pakta artistike në mjedisin kulturor të Tiranës, që reagon ndaj zhvillimeve sociale, ekonomike dhe politike.

Për këtë vit, shqetësimi i artistëve të huaj dhe shqiptarë të përzgjedhur në “Albania Dance Meeting Festival”, në festivalin e vetëm të kërcimit bashkëkohor në vendin tonë, janë populizmi në Evropë dhe braktisja e atdheut.

Bashkë me angazhimet e tyre artistik që i kundërvihen padrejtësisë, pabarazisë, shtypjes e dhunës, ata sjellin qasjet më të reja në kërcimin bashkëkohor.

I nisur më “Ballet Preljocaj”, për një muaj 9 trupa do të japin shfaqje në Tiranë, Durrës dhe Prishtinë.

Tv Klan