Atletico Madrid është finalisti i parë i Champions League për këtë sezon.

Skuadra spanjolle shkoi më tej edhe pse humbi 2 – 1 takimin e kthimit me Bayern Munchen, e zhvilluar mbrëmë në “Allianz Arena”.

Atletico u kualifikua falë golit në fushë kundërshtare.

Takimi i parë ishte fituar nga ekipi madrilen me rezultatin 1 – 0. Në ndeshjen e zhvilluar në Mynih skuadrat gabuan edhe në 11-metërshat e akorduar. Portierët shmangën gola të tjerë.

Në këtë sfidë spikati ai i Atletico, Jan Oblak, i cili me pritjet e tij ishte përcaktues për arritjen e finales. Në këtë takim, tensioni ishte i pranishëm në fushë, por mbi të gjitha nervozizmi i Diego Simeone, i cili goditi një nga pjesëtarët e stafit të tij, pasi nuk po kryente zëvendësimin në kohë.

Sot do të zhvillohet takimi tjetër gjysmëfinal mes Real Madrid dhe Manchester City. Sfida e parë u mbyll pa gola.

Finalja e këtij sezoni do të luhet më 28 maj në Milano.

Endrit Sauku/Tv Klan