Ishin nisur nga Saranda për në Gjirokastër, por  në afërsi të fshatit Grapsh mjeti tip Ford doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Aksidenti ka qenë fatal për 2 nga tre personat që udhëtonin me këtë automjet. Nxjerrja e të lënduarve nga makina nuk ishte e lehtë për shkak të deformimit nga përplasja.

Viktimë ka mbetur shoferi 30-vjeçari Aleksander Novi dhe pasagjeri Gazmir Shehu, të dy banues në Plesat të Gjirokastrës. Mësohet se pasagjeri tjetër, shtetasi L.Muhameti është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i ngritur nga policia rindërtoi dhe njëherë të gjithë dinamikën e aksidentit. Paraprakisht policia dyshon  se shkak i aksidentit ka qenë terreni i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut  dhe shpejtësia e mjetit.

Tv Klan