Ivan Balliu ishte ndër më të mirët për Metz në fitoren e parë sezonale me rezultatin 1 – 0 që u arrit në fushën e Onzher.

Mbrojtësi i djathtë triumfoi në çdo dyluftim në këtë sfidë, duke shpëtuar edhe skuadrën e tij nga një gol në pjesën e dytë.

Kjo paraqitje e përfshiu në formacionin ideal të javës së gjashtë në kampionatin francez. Ivan Balliu u afrua te Kombëtarja në dy ndeshjet e muajit shtator, por nuk luajti për asnjë minutë.

 Tv Klan