banane me karamele

Përbërësit:

4 banane

40 gram gjalpë

120 gram sheqer

½ gotë lëng portokalli

1 gotë e vogël rum ose konjak

Përgatitja:

Në një tigan shkrini fillmimisht gjalpin, shtoni sheqerin dhe kur ai të fillojë të karamelizohet shtoni lëngun e portokallit.

Përzjeni mirë të gjithë përbërjen dhe shtoni bananet e qëruara pa i copëtuar, i ktheni bananet në të dyja anët me kujdes në mënyrë që të karamelizohen.

Në fund shtojmë gotën e rumit ose konjakut dhe e anojmë tiganin sa më pranë zjarrit në mënyrë që alkooli të marrë flakë. Në fund e lëmë që të shuhet zjarri dhe e servirim ndërkohë që janë ende të nxehta.

tvklan.al