Kushtet për miratimin e një kredie janë shtrënguar ndjeshëm, sidomos për bizneset e mëdha. Banka e Shqipërisë ka vërejtur në raportin e aktiviteti kreditues, pesimizmin e bankave për të besuar “të mëdhenjtë”. Ky fenomen vjen si pasojë e rritjes së kredive të këqija, pikërisht në linjën e korporatave të mëdha, të cilat kanë 600 milionë dollarë hua me probleme. Edhe për muajt e parë të 2017-ës, bankat e anketuara janë përgjigjur se presin një shtrëngim të standardeve për këtë kategori. Ato raportojnë një rritje të kërkesave për kolateralin që lihet peng.

Në përgjigjet e dhëna, situata duket kontradiktore, pasi bankat kanë nivel të lartë likuiditeti, por besimi për të dhënë kredi ka rënë. Kjo situatë ka disa vite që ka prekur Shqipërinë, ku pavarësisht marrjes së një pakete masash për të ulur përqindjen e kredive me probleme, ato vazhdojnë të rriten. Në harkun kohor të një viti, kreditë e këqija u rritën afërsisht me 200 milion dollarë.

Tv Klan