E ndërsa prej 5 muajsh ka nisur vendosja e administratorëve të pallateve, në kryeqytet banorët e ndërtimeve para ‘90 kanë dyshime për këtë vendim të Bashkisë së Tiranës.

Ata mendojnë se në pallatet e vjetër, administrator nuk është shumë I nevojshëm pasi punimet kryhen në mënyrë individuale nga familjet.

Por ka edhe nga ata të cilët mendojnë se vendosja e një administratori do të sillte një mirëmbajtje për pallatet. Por, banorët kërkojnë që të paguajnë më pak krahasuar me pallatet e reja.

Të pyetur nga televizioni klan, Bashkia e Tiranës thotë se çdo ndërtesë e ndërtuar para apo pas viteve 90 do të pajiset me administrator . Vlerës që një banor duhet të paguajnë në muaj arrin deri në 600 lekë të reja, ndërsa tek pallatet e reja kjo shumë është më e lartë. Deri tani në kryeqytet janë zgjedhur 118 administratorë dhe 1400  kryesi nga Asambletë e Pallateve, dhe deri në qershor të vitit tjetër në të gjithë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet do të përfundojë zgjedhja e administratorëve.

Tv Klan