Liverpool nuk pranon të ulet në bisedime me asnjë lloj çmimi për Phelipe Coutinho dhe Barcelona po heq dorë nga braziliani.

Paratë ishin gati për të blerë mesfushorin, plot 120 milionë euro. Klubi anglez i mbylli portën Barcelonës dhe katalanasit nuk e shohin më me optimizëm këtë opsion. Por përballë përgjigjes negative të anglezëve klubi spanjoll ka aktivizuar një tjetër opsion.

Quhet Angel di Maria. Teksa duhen edhe 10 ditë që të mbyllet zyrtarisht merkato e verës Barcelona po lëviz fijet për të marrë argjentinasin. Ideja është që me paratë e vëna në dispozicion të Liverpool për Coutinho të mund të afrohen dy futbollistë.

Bashkë me Di Maria edhe një tjetër mesfushor, Jean Michael Seri nga Nice. Di Maria duket se është më i arritshëm pasi PSG kërkon të shesë futbollistë për të balancuar bilancin pas blerjes së Neymar./Tv Klan