Barcelona mori vendin e parë të renditjes së kampionatit spanjoll dhe në këtë pozicion e çoi Lionel Messi, që shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Rafinja shënoi golin e parë të Barcelonës që u barazua nga Godin. Messi u tregua vendimtar duke e mbajtur skuadrën në garën për titullin kampion.

Barcelona është në pritje të takimit delikat Villareal – Real Madrid. Madrilenët kanë 2 pikë më pak se Barça./tvklan.al