Fermerët e Shushicës në Elbasan, Lulzim Basha i paralajmëroi se edhe ata do të përfshihen në skemën e TVSH-së që qeveria ka nisur të aplikojë nga 1 Prilli për biznesin e vogël.

“Të gjithë fermerët që bëjën një xhiro prej 2 milionë Lekë jeni subjekt i TVSH-së,  njësoj si bizneset e tjera të vogla edhe ju, prandaj iu është kërkuar që të futet NIPT, pas NIPT-it do t’ju merret TVSH-ja. Prandaj plani për të vënë NIPT-in që pastaj t’ju regjistrojnë dhe t’ju matrikullojnë edhe ju dhe t’ju tatojnë edhe ju, të marrin TVSH-në njësoj siç ia marrin biznesit të vogël”.

Sipas kreut të demokratëve të vetmit që përfitojnë nga vendosja e kësaj takse janë klientët e Kryeministrit.

“Janë 10 vetë, është Edi Rama me një çetë të vogël kriminelësh dhe oligarkësh. Po mban peng jo vetëm Shushicën dhe Elbasanin, por gjithë shqiptarët. Është e papranueshme 3 milionë njerëz peng i 10 vetave. Duhet të ngriheni të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Koha e fjalëve po merr fund, ka marrë fund është koha e veprimeve”.

Gjatë takimit mëe fermerët e Shushicës, Basha prezantoi edhe planin e Partisë Demokratike për bujqësinë.

Tv Klan