Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Basha me misionin e OSBE-ODIHR: Zgjedhjet në rrezik

2 min lexim - Publikuar 11:59, 8 Mars 2017
Basha me misionin e OSBE-ODIHR: Zgjedhjet në rrezik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim pjestarë të misionit të OSBE-ODIHR, Richard Lappin, zëvendëskryetar i Departamentit të Zgjedhjeve, Ana Rusu, këshilltare për zgjedhjet, Alexey Gromov, këshilltar për zgjedhjet, Francesco Pagani, kreu i këshilltarëve politikë në Asamblenë Parlamentare të OSBE.

Ky mision i OSBE gjendet në Tiranë për të analizuar situatën parazgjedhore.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, thuhet se Basha i njohu me shqetësimet e opozitës që kanë të bëjnë me rrezikun real që i kanoset zgjedhjeve, votës së lirë.

Basha tha se zgjedhjet janë në rrezik nga qeveria, e cila nuk zbaton dekriminalizimin dhe vazhdon të ndajë pushtetin me kriminelë dhe banditë të njohur. Zgjedhjet janë në rrezik, tha Basha, nga droga që ka mbuluar vendin dhe nga paratë e këtij trafiku që arrijnë në disa miliardë euro në vit.

Basha tha se krimi është një kërcënim për zgjedhjet e lira e të ndershme. Ai theksoi se qeveria nuk ka reflektuar pas rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015 të cilat ishin një hap i madh pas në drejtim të standardeve demokratike.

Kryetari i opozitës, thuhet më tej në njoftim, vuri në dukje se Edi Rama ka prishur të gjitha zgjedhjet që janë bërë qysh se ai erdhi në pushtet duke dhunuar votën e lirë, përmes blerjes së saj, apo përmes kërcënimit e dhunës.

Gjithashtu, Basha theksoi se KQZ ka treguar andshmëri duke i bërë rezistencë ligjit të dekriminalizimit duke mbrojtur hapur interesat e kryeministrit dhe lidhjet e tij me krimin.

Po ashtu, Basha pohoi se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion nën presion për shkak të kërcënimeve që i bën qeveria gjyqësorit.

Pasi parashtroi të gjithë këto rrethana ku ndodhet vendi, Basha mësohet se i bëri të ditur misionit të OSBE-ODIHR se e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme është që ato të mbahen nga një qeveri teknike, e cila do të fokusohet në zbatimin e dekriminalizimit, në luftën kundër drogës, krimit, dhe parave të trafikut të paligjshëm./tvklan.al