Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar të enjten Kryeministrin Edi Rama se po ‘blen’ kohë për që të shkatërrojnë provat e krimit me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Për këtë akuzë, kryedemokrati ka sjellë denoncimin e një qytetari, i cili i ka shkruar duke i thënë se “Shtëpia (e Tahirit) po pastrohet e po krefet me thasë! Ernest Dimashi, Drejtori i IT, po pastron laptopin dhe celularët e Saimirit”.

Postimi i plotë i Bashës:

“Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: 

“Zoti Basha prej 3 netësh në darkë të shtëpia e Tahirit janë mbledhur shumë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë. Shumë prej tyre tipa të fortë e të veshur në të zeza! Shtëpia po pastrohet e po krefet me thasë! Ernest Dimashi, Drejtori i IT, po pastron laptopin dhe celularet e Saimirit”.”

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi të enjten nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “

Trafikut të narkotikëve

”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “

Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë

”.

/tvklan.al