Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron një krim shtetëror vetëvarjen e 22-vjeçarit, Estref Halili, në burgun e Rrogozhinës. Pas një vizite në familjen e të riut, Basha përgjegjës për këtë ngjarje është direkt kryeministri Edi Rama.

“Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama”.

Basha premton që me ardhjen në qeveri të ndërtojë një shtet në krah të qytetarëve.

“Do të ndërtojmë një shtet që është në krah të qytetarëve dhe në krah të të rinjve. Një shtet që nuk i shpall luftë të rinjve të pamundur e të papunë të rritur me shumë sakrifica si Estrefi, por që i ndihmon ata të kapërcejnë vështirësitë e jetës, e të ndërtojnë një jetë të sigurt, një të ardhme të sigurt për veten dhe fëmijët e tyre”.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm si të lidhur me trafikantët e mëdhenj të drogës dhe që godasin vetëm qytetarët e pafuqishëm./ TV KLAN