Një aksion policor i koduar “Befasia” i bluve të kryeqytetit, ka vënë në pranga një person, ka shpallur në kërkim një tjetër, ndërsa 3 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Forcat e Komisariatit Nr.1 arrestuan Gentjan Kërcykun 35 vjeç, i dënuar më parë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Ai u kap në një lokal në lagjen “Ali Demi” duke poseduar një pistoletë me 11 fishekë.

Policia shpalli në kërkim shokun e tij, 53-vjeçarin me inciale A.V., i cili ka qenë i dënuar më parë për transport të mallrave kontrabandë. Kërcyku tregoi se pistoletën me fishekë ia kishte dhënë 53-vjeçari A.V. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona të tjerë; B.Gj. 44 vjeç, A.M. 24 vjeç dhe F.P. 45 vjeç, të cilët kanë në lokal me Gentjan Kërcykun.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”. /

tvklan.al