Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kontrabandë.

Strukturat e hetimit në Drejtorine e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Berat, mbrëmjen e së premtes, ndaluan Dritan Bejkon, 45 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targë AA 609 JZ/ABR 573, policia janë konstatuar 25 frigoriferë të përdorur, importi i të cilëve është i ndaluar.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve doganore, ky person ka kundërshtuar punonjësit e doganës. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al