Ish – Kryeministri Sali Berisha ka komentuar me anë të një statusi në rrjetet sociale mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe Imunitetit, ku po shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatin dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Berisha e konsideron të turpshëm komisionin, pasi sipas tij me ndihmën e kryetarit Ruçi, Tahiri po bën prokurorin e prokurorëve.

“Turp komision!!Në Këshillin që drejton Gramoz Ruçi, banditi Saje qorri, me ndihmën e Don Gramozit bën prokurorin e prokurorëve, kjo është fytyra e krimit në parlament. Turp Komision! “

Më herët edhe Kryeministri Rama reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke i konsideruar “muhabete pazari” diskutimet në mbledhjen e Komisionit.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”,

shkruajti Rama.

 /tvklan.al