Beyonce dhe Jay ZBeyonce do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj Jay Z gjatë turneut të tij në Paris “On the run”.

Reperi ka zgjedhur të modifikojë tekstin e një prej këngëve të tij duke përfshirë në të fjalët “cause she pregnant with another one” (sepse ajo është shtatzënë me një fëmijë tjetër).

Në të njëjtën kohë edhe burime pranë çiftit bëjnë me dije se Jay Z përkujdeset gjatë gjithë kohës që Beyonce të jetë sa më komode dhe e shëndetshme gjatë shtatzanisë së saj.

Ajo që mbetet të mësohet është nëse vajza e tyre dy vjeçare do të bëhet së shpejti me vëlla apo motër.

K. Petro